Një kosovar nga Gjilani është shprehur i dëshpëruar me trajtimin që pronarët shqiptarë të bizneseve ua bëjnë punëtorëve të tyre, po ashtu shqiptarë në Slloveni.
Në një prononcim për media, ai thotë se pronarët shqiptarë në Slloven, i trajtojnë si skllevër punëtorët e tyre shqiptarë, shkruan Portali Mërgata.
Ai thotë se është “tmerr” ajo që ndodhë në Slloveni duke shtuar se shqiptarët edhe e pagujnë vizën, edhe trajtohen si mos më keq.
“Cka i bon shqiptari shqiptarit kërkush në jetë s’ta bon ma zi. Se shefat në Slloveni për 89% janë edhe I shfrytëzojnë punëtorët si skllavë. Veç për interesa të veta, veç për përfitime të veta. Për kurgjo tjetër. Me shku ti në Slloveni, edhe me I pa njerëzit çka hekin prej shqiptarëve të vet, ti tmerroheshm, thu nuk ka shanca”, thotë ai.
Tutje, ai shton se një gjë e tillë I ka ndodhur edhe atij, dhe kjo është arsyeja pse është kthyer. /PortaliMërgata/