Tashmë sezona e verës është në përfundim e sipër dhe mërgimtarët kosovarë kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë në perëndim.
Por, edhe ky vit si të kaluarit, nuk ka kaluar pa ndonjë incident, shkruan Portali Mërgata.
I fundit për të cilin kanë raportuar mediat në Kosovë është edhe ai i kacafytjes së një mërgimtari me një zyrtar policor në pikën kufitare në Merdare.
Në videot e publikuara, mërgimtari shihet duke u përplasur fizikisht me policin kosovar.
Nuk dihet ende arsyeja e përplasjes mes mërgimtarit dhe policit, ndërsa dëgjohen edhe duke folur me tone të larta.
Për të parë pamjet nga momenti i përleshjes, klikoni KËTU.