Videot me mërgimtarë këtë verë kanë qenë më viralet ndonjëherë.
Një e tillë është shpërndarë edhe sonte, teksa një person që jeton jashtë Kosovës ka bërë një veprim tejet qesharak, shkruan Portali Mërgata.
Gjatë kohës që po fliste para kamerës, ai shokun e tij po ashtu mërgimtar, e prezanton si gjerman.
Madje pas një kohe fillon t’i bëjë pyetje edhe në gjermanisht.
Për një moment, edhe gazetari e beson rrengun derisa “gjermani” nis të flasë shqip. /PortaliMërgata/