Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të dalë nga Kosova, këto janë pikat kufitare më pak të ngarkuara

Tashmë mërgimtarët kosovarë kanë nisur të kthehen në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë.

Por, të njëjtit janë përballur sërish me pritje të gjata e kolona në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, shkruan Portali Mërgata.

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar për momentin janë deri në 15 minuta, ndërsa kolona aty arrin në 40 metra.

Te Dheu i Bardhë, në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet shkojnë në 10-15 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare tokësore koha e pritjeve arrin deri në 5 minuta.

Ndoshta është më mirë që mërgimtarët të shfrytëzojnë pikat kufitare që janë më pak të ngarkuara për të dalë nga Republika e Kosovës.