Mërgimtarët përjetojnë tmerrin me “Barileva Turist”, u prishet autobusi në Serbi, mbesin disa orë në rrugë

Disa mërgimtarë kanë përjetuar tmerrin me “Barileva Turist”, agjencion ky i njohur për maltretimin e diasporës me shërbimet e veta katastrofale. 

Njëjta ka ndodhur edhe sot, teksa një autobus i linjës Prishtinë – Hanover ka pësuar defekt në gomë duke lënë kështu udhëtarët për disa orë në pritje në rrugë, shkruan Portali Mërgata. 

Për më tepër, autobusi ka ndaluar në Serbi duke rrezikuar seriozisht udhëtarët edhe në aspektin e sigurisë. 

Këta udhëtarë do të presin edhe disa orë aty, derisa kompania në fjalë t’ua çojë një autobus tjetër. /PortaliMërgata/