Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, ja sa po presin në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit në Kosovë ka bërë që të krijohen kolona të gjata në pikat kufitare.

Dheu i Bardhë është pika kufitare ku bashkëatdhetarët po presin më gjatë, e që momentalisht kolona është 550 metra, me pritje deri në dy orë.

Pritje deri në një orë po ndodh në Muçibabë, derisa mërgimtarët në dalje po presin vetëm 3-5 minuta.

Në Merdarë ata po presin 30 deri në 40 minuta, e ndërsa në Vërmicë kolon është deri në 15 metra dhe qytetarët po presin deri në 5 minuta në hyrje.