Mërgimtarët e ndihmuan: Del mashtrues suharekasi që jeton në veturë, po keqpërdorte ndihmat

Mërgimtarët e vullnetit të mirë u mobilizuan në maksimum gjatë javës së kaluar kur në mediat kosovare doli një rast i një persni të quajtur Faton Helshani, i cili deklaroi se jeton me gruan dhe fëmijët e tij në një veturë në parkun e Suharekës.

Ai para mediave tha se është në kërkim të një shtëpie pasi që babai e tij e ka larguar nga shtëpia dhe nuk ka ku të shkojë, shkruan Portali Mërgata.

E menjëherë pas publikimit të videos, mërgata kosovare është çuar në këmbë për ta ndihmuar Fatonin.

Një mërgimtar nga Gjermania, ka dashur t’ia paguajë qiranë për një vit Fatonit me familje. Ata bashkë me gazetarë kanë gjetur një shtëpi e cila ishte në pronësi të një familje kosovare që jeton e vepron në Zvicër.

Kur e pa rastin, familja nga Zvicra u tregua edhe më bujare, duke thënë se nuk pranon asnjë cent për Fatonin me familje dhe se ata mund të qëndrojnë pa pagesë në shtëpinë e tyre.

Por, ngjarja kishte ndryshuar plotësisht, pasi që Fatoni kishte nisur të sillej me nervozë ndaj pronarit të shtëpisë dhe djemve të tij, e gjithashtu tash e kishte ndërruar edhe veturën, duke ngritur dyshime në historinë e tij që e kishte thënë para mediave.

Për të parë videon e plotë klikoni KËTU.