Mërgata gjigante: Veç në nëntor çoi mbi 101 milionë euro në Kosovë

Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.

Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.

Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave.