Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar komunat në veri të Kosovës.
Ai është pritur atje nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, shkruan Portali Mërgata.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka parë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët në këto vendbanime.
“Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova Kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër. Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova Kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër.
Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.
Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre.
Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.







