Behgjet Pacolli ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka takuar dy policë shqiptarë në New York të SHBA.
Ai ka thënë se takimi ishte i rastësishëm, pasi që policët sipas tij e kanë thirrur në emër.
Njoftimi i plotë nga Pacolli në Facebook:
Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra.
Sa moment i bukur!