“Me polic shkije po rrini si pulë anej kufirit”, komentuesit e kritikojnë ashpër mërgimtarin që u kacafyt me policin kosovar

Komentuesit nuk kanë kursyer nga komentet mërgimtarin që u shfaq në një video duke u kacafytur fizikisht me zyrtarin policor të Policisë së Kosovës.

Ata janë shprehur në komente me kritika të ashpra, duke kritikuar kështu veprimin e mërgimtarit.

“Me polic shkije, hungarez po rrini si pulë anej kufirit”, ka shkruar një qytetar.

“Si ta kalon kufirin bahet pulë”, ka shkruar një tjetër.



Një tjetër qytetar e ka quajtur ‘rrugaq’ mërgimtarin, ndërsa një tjetër ka kërkuar që ai të dërgohet në burg.

Kujtojmë se ende nuk  dihet arsyeja e përplasjes fizike mes mërgimtarit dhe zyrtarit policor.

Për të parë pamjet e përplasjes fizike mes policit dhe mërgimtarit klikoni KËTU.