Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është në linjë me kryeministrin Albin Kurti, kur pyetet për masat ndëshkuese që BE-ja i ka ndërmarrë ndaj Kosovës.
Si shefi i Qeverisë, edhe Konjufca po i quan të padrejta këto masa. Këto masa u aplikuan ndaj Kosovës, thotë Konjufca, sikurse Serbia nuk ka kurrfarë përgjegjësie për ngjarjet në veri.
“Nga ky aspekt më duken si të padrejta, thuajse se Serbia ska kurrfarë përgjegjësie për ato që po ndodhin në veri. Përgjegjësia e Vuçiqit është e drejtpërdrejtë. Ka dalë publikisht dhe i ka kërkuar serbëve të japin dorëheqje, ai e filloi. Institucionet mbeten vakante. Tash ishin dy opsione ose të triumfonte ai Vuçiqit ose ai i Kosovës. Dy herë e kemi shtyrë afatin për zgjedhjet”, u shpreh kryekuvendari për T7.
“Deputeti i Bundestagut e publikoi videon e atij që ushtronte dhunë ndaj KFOR-it. Ai ishte polic i Serbisë dhe pasdite kishte ardhur këtu për dhunë. Kur i sheh të gjitha këto dhe me marrë masa ndaj Kosovës, kjo po më pikëllon”, tha ai, teksa foli edhe për zgjedhjet në komunat veriore.
Një kërkesë të tillë po e kërkon tash e disa javë, BE-ja dhe ShBA-të.
“Do të ishte jodemoratike të kërkohet dorëheqje e kryetarëve. Ata s’kanë vullnet për të dhënë dorëheqje. Nënshkrimet duhet të grumbullohen nga qytetarët. Për këtë është pajtuar kryeministri, BE, por edhe Serbia është pajtuar me këtë”.