Drejtuesi i portalit “Periskopi”, Ilir Mirena, i është bashkëngjitur figurave publike që kanë reaguar lidhur me rastin e Klan Kosovës, pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur sot se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit së televizionit.
Me anë të një postimi në Facebook, Mirena shprehet se më 5 korrik 1990 Sllobodan Millosheviqi kishte mbyllur Radio Televizionin e Prishtinës, dhe se tani 33 vjet më vonë, në muajin e njëjtë, më 28 korrik 2023, Albin Kurti mbyll televizionin Klan Kosova.
“Nuk do ta kisha tërhequr këtë paralele, por nuk kemi shembuj të tjerë në Kosovë…”, ka shkruar ai.