“Llugë” nga mërgata në Aeroportin e Prishtinës: 221 mijë udhëtarë vetëm gjatë dhjetorit

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se vetëm gjatë muajit dhjetor në këtë aeroport kanë udhëtuar 221 mijë e 309 udhëtarë.

Sipas saj, 133 mijë e 910 prej tyre kanë qenë në ardhje.

Tutje Gara tha se viti 2023 pritet të përmbyllet me 3.4 milionë udhëtarë.

“Vetëm në muajin dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milioën udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në janar 2024”, ka sqauar ajo në një postim në “Facebook”.