Lirohet shoku i kryeministrit Kurti, Ridvan Muharremi

Tre te arrestuarit per aferën ‘’Gruri dhe Vaji’’ sot janë liruar për tu mbrojtur në liri nga Gjykata e Apelit.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i të arrestuarit Irfan Lipovica, Durim Osmani.

‘’Po’’ tha ai në përgjigjen e tij.

Me 18 gusht te këtij viti, Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara ishin arrestuar gjatë një aksioni të koordinuar nga hetuesit policor, organet e ndjekjes si dhe nga policia.