Edhe një serb i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri, është liruar nga paraburgimi.
Bëhet fjalë për Uros Vukasioviq nga Leposiqi.
Atij gjatë ditës i është ndërprerë masa e paraburgimit. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Nebojsha Vlajic.
“Uroshit i është hequr paraburgimi, është caktuar garancia. Po mundohemi t’i kryejmë formalitetet lidhur me pagesën dhe pas kësaj ai do të lirohet. Shpresoj që sot të përfundojë gjithçka”, tha Vlajiq.
Uroš Vukashinoviq u arrestua më 9 qershor në Leposaviq, për sulm ndaj gazetarëve, kur nga Leposaviqi u transferua në stacionin policor në Mitrovicën Jugore, pas së cilës iu dënua me një muaj paraburgim.