Policia serbe ka liruar tre qytetarët e Republikës së Kosovës që u arrestuan në pikën kufitare në Merdare.
Tre qytetarët e liruar, Dervish Maliqi, Esat Muçolli dhe Fatmir Hajdari, sapo janë liruar nga paraburgimi, janë dërguar në Gjykatë, ku është marrë vendimi për lirimin e tyre.
Vendimi është marrë pas seancën gjyqësore e cila sapo ka përfunduar në Gjykatën e Kurshumlisë.
Të tre qytetarët kosovarë, janë mbajtur në paraburgim që nga 13 qershori. /PortaliMërgata/