Lind fëmijë në familjen Jashari, kjo është arsyeja pse ia lanë emrin Mars

Familja Jashari ka përjetuar një gëzim tjetër sot në familjen e tyre.

Bëhet fjalë për lindjen e djalit të tretë të Besarta Jasharit, shkruan Portali Mërgata.

Foshnja është emëruar me emrin Mars, i cili përfaqëson muajin e rënies heorike të familjes Jashari gjatë luftës.

Lajmin për media e bëri të ditur Bekim Jashari.

“Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes. Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë. Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur! Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tone”, ka shkruar Jashari. /PortaliMërgata/