Limaj godet Qeverinë: Këta nuk e dinë se çfarë është shteti, ju kam thënë mos e provoni – qe tash

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është shprehur i ashpër me partinë në pushtet, Vetëvendosje duke thënë se po krijonë përçarje mes qytetarëve përmes patriotizmit fals e duke akuzuar qeveritë e kaluara.

Ai ka thënë se qeveritarët flasin por nuk i dijnë nga afër kushtet e zyrtarëve për të cilët flasin, duke thënë se Vetëvendosje nuk e di se çfarë është shteti.

“Këta nuk e dijnë çfarë kushte ka polici apo familja e tij. Nuk merren me atë punë. Këta në fakt, këta lidhje nuk kanë çfarë është shteti. Atë që e kam thënë më herët, ju kam thënë mos e provoni shtetin, valla po e provoni, qe ku e keni”, ka thënë Limaj.

Ai tha se udhëheqësitë e vendit s’kanë rrëfime për fëmijët e tyre për lirinë e Kosovës, për çka sipas tij po shpifinë, mashtrojnë e etiketojnë edhe veteranët e UÇK-së.

“Ku keni qenë ju? Këta njerëz se kanë rrëfimin e tyre për këtë Kosovë të lirë e të pavarur. Nga mungesa e atij rrëfimit, këta duhet me shpif, me mashtru, me etiketu e me i ra atij veteranit të rrejshëm. Këta tash marojnë filma.”, tha Limaj në Info10 në Kanal10.