Lama: Kurti na bënte presion mos t’u flisnim deputetëve të partive tjera

Ish deputetja, Alma Lama ka treguar për kohën kur ishte në VV, kishte direktiva nga Albin Kurti që të mos flitej me deputetë të partive tjera shqiptare.

“Mua me dukej marrezi kjo, si ne aspektin njerezor, ashtu edhe ne aspektin profesional pasi bashkepunimin ne Kuvend per cdo iniciative eshte i nevojshem dhe i pashmangshem. Per nje pershendetje kolegiale ata me metoda staliniste ishin gati te te shpallnin publikisht pjese te SHIK-ut etj etj”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar rastit të Mimoza Kusarit, ajo tha se dje u dëshmua me zë e figurë se VV nuk e ka problem bashkëpunimin me serbët.

Postimi i plotë i Lamës:

Kur isha ne VV kishim direktiva dhe presion te jashtezakonshem nga AK qe mos te flisnim e pershendeteshim me kolege deputete te partive te tjera shqiptare.

Mua me dukej marrezi kjo, si ne aspektin njerezor, ashtu edhe ne aspektin profesional pasi bashkepunimin ne Kuvend per cdo iniciative eshte i nevojshem dhe i pashmangshem. Per nje pershendetje kolegiale ata me metoda staliniste ishin gati te te shpallnin publikisht pjese te SHIK-ut etj etj.

Por dje na u deshmua me ze e figure se VV nuk e paska problem bashkepunimin me serbet, madje edhe kur ata jane kriminele te njohur te shpallur ne kerkim nga drejtesia.

Mashtrimi ka emer!!!.