Lajçak i pret nesër Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do t’i presë në takim kryenegociatorët e dy vendeve të mërkurën.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi ditën e takimit, duke shtuar se fokus i takimit mes Lajçakut, krynegociatorët të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tij të Serbisë, Petar Petkoviq, do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshja e Brukselit, e arritur më 27 shkurt.

Ai shtoi se do të diskutohen edhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.

“Nesër, Miroslav Lajçak do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kundër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel. Fokusi do të jetë te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës”, ka shkruar Stano.

Gjatë paradites, Lajçaku shkroi në Twitter se në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë biseduar mbi zhvillimet në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes.