Labi thirrje mërgatës: Kur të vini në Kosovë, ndihmoni veteranët e UÇK-së

Këngëtari, Labinot Tahiri, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që kur të vijnë në Kosovë, të ndihmojnë veteranët e UÇK-së. 

Ai thotë se mërgata duhet t’u ndihmojë personave në nevojë që u përkasin kategorive të dala nga lufta, shkruan Portali Mërgata. 

Apeli i plotë i Labit: 

Të dashur gurbetqar, ju urojmë miresardhje juve dhe familjeve tuaja dhe ta dini që kemi shumë , shumë dashuri për ju deri në qiell.  

Kam një kerkesë për juve edhe pse e dim mirë se ju kontriboni! Mundesisht t’i ndihmoni Veteranêt ata të cilët kanë nevojë dhe që u’a dini gjendjen ekonomike,se vertet gjithçka u bë shtrejt në Kosovë.  

Unë e di dhe ju po ashtu, që edhe qeveria me ua rrit penzionet prap se prap nuk dalin paratë të cilat i gezojnē.  

Sinqerisht dhe me shumë konsideratë, Labi Kosovë e Shqipërisë. /PortaliMërgata/