LEON HOLDING, kompania në pronësi të biznesmenit shqiptar që jeton e vepron në Gjermani, Faton Blakqori, ka prezantuar projektin e radhës madhështor, i cili kësaj radhe do të realizohet në Podujevë.
I realizuar nga arkitekti Ermal Tahiri, projekti që tanimë ka marrë dritën jeshile nga organet komunale të Podujevës pritet të sjellë një pamje mahnitëse dhe rifreskuese në qytetin e Podujevës, e gjithashtu pritet të sjellë një stil jetese bazuar në standardet më të larta të ndërtimit, shkruan Portali Mërgata.
Investitor i këtij projekti, është kompania LEON HOLDING, teksa më poshtë ua sjellim pamjet e asaj se si do të duket ky projekt. /PortaliMërgata/