Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në veri të vendit, i cili dyshohet se është njëri prej prijësve të bandave kriminale që funksionojnë në veri, si dhe një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” që funksionon gjithashtu në komunat veriore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se i arrestuari është Milun Milenkovic – Llune.
Sveçla ka thënë se i njëjti dyshohet se ka qenë edhe organizator kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
Portali Mërgata ju sjell poshtë edhe një foto të të dyshuarit që u arrestua sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës./PortaliMërgata/
