Një mërgimtar nga Zvicra ka përfunduar në pranga në Fushë Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e një shtetaseje të Argjentinës në Fushë Kosovë.
I njëjti, dyshohet ta ketë hedhur viktimën nga kati i gjashtë i një hoteli ku ata po qëndronin, pasi paraprakisht kishin pasur një mosmarrëveshje, shkruan Portali Mërgata.
Ndaj të njëjtit, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Siç mëson Portali Mërgata, i arrestuari E.N është mërgimtar, me nënshtetësi zvicerane dhe është i lindur në fshatin Gllamnasellë.
Gjykata, e frikësuar se i njëjti mund t’i ikë drejtësisë, të njëjtin e ka ndalur në paraburgim.
Siç raportohet nga mediat në Zvicër, për rastin në fjalë është vënë në lëvizje edhe ambasada zvicerane. /PortaliMërgata/