Ministri i punëve të Brendshme me një status në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është arrestuar edhe një serb në veri.
Ai dyshohet se ka sulmuar gazetarët në veri.
Serbi i arrestuar është Dalibor Spasic, dhe është kapur në Jarinje.
Njoftimi i plotë nga Sveçla:
Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.
Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.
Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.