“Kush u mbyt”, publikohen pamje të reja nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Pamje të reja e të rënda nga ngjarja tragjike në ‘Bon Vivant’, ku humbi jetën një 39-vjeçar dhe u lënduan 17 të tjerë, si pasojë e një përleshje tashmmë janë publikuar.

Viktimat të cilët ndodheshin aty gjatë kësaj përleshje kanë publikuar pamje të reja ku shihet tmerri që përjetuan.

Dikush dëgjohet teksa pyet se “Kush u mbyt”, ndërsa dikush tjetër tregon këmbën e gjakosur nga prerjet e marra.

Të dyshuar për ngjarjen tragjike janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti. Kurse i shumëkërkuari nga FBI, i dyshuar për këtë rast, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në arrati.

Mjekët në Klinikën e Ortopedisë në QKUK janë duke trajtuar akoma një vajzë dhe dy burra, nga gjithsej pesë pacientë që po trajtoheshin në këtë klinikë.

Pak më herët, Drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica tha se vajza është duke u trajtuar ende për shkak se e ka plumbin afër shtyllës kurrizore, mirëpo nuk janë në rrezik për jetë.

“Gjendja e përgjithshme është e mirë, i kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një vajzë. Dy nga të lënduarit që kanë pasur plagë tejshkuese janë liruar, ndërsa vajza e cila është duke u trajtuar e ka plumbin afër shtyllës kurrizore. Mirëpo nuk janë në rrezik për jetë, janë nën përcjellje të Policisë. Mund të lëvizin, nuk ka rrezik për paralizë ose diçka”, tha ai.

Për të parë videon e plotë, klikoni KËTU.