Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për sanksionet që amerikanët i kanë vënë Kosovës pas ngjarjeve në veri.
Në Bratisllavë, Kurti ka thënë se është i shqetësuar, por jo i frikësuar.
“Jam i shqetësuar, gati gjatë gjithë kohës. Por kurrë, i frikësuar. Është përshkrimi im i punës. Jemi duke punuar shumë për të gjetur një rrugëdalje. Rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë me kthesa, por një hekurudhë, që duhet të jetë e dyanshme”, tha Kurti.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar do të më thoshte mos mbaj zgjedhje sepse nuk ka kushte, duhet bisedime, ose ke pasur zgjedhje, por rezultati nuk është në rregull. Tash, politikisht, tash po bëj çka po bëj diçka jashtë fuqisë time, kam pasur fuqi më herët, jo tash. Tash po bëj veprime ligjore. Tash njerëzit që konsiderojnë që kam shumë fuqi, kam pasur shumë më shumë para disa muajve”, tha ai.