Kurti viziton policët që i kidnapoi Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar tre policët që Serbia kidnapoi brenda territorit të Kosovës. 

Këtë, i pari i Qeverisë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan Portali Mërgata. 

Kurti ka thënë se i ka falënderuar policët dhe familjet e tyre për qëndresën, besimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës. 

Postimi i plotë i Kurtit: 

Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia. 

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës. /PortaliMërgata/