Kurti ua uron Bajramin: Bëhuni solidarë e zemërgjerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Kurban Bajrami. 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka uruar më shumë solidaritet e zemërgjerësi mes njerëzve. 

“Gëzuar e me fat Kurban Bajrami! 

Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve. 

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, ka shkruar ai.