Kurti thirrje Serbisë: Ndalini nxitjet para se të ketë viktima

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmet e mbrëmshme me granata ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se fatmirësisht në këto sulme nuk ka patur të lënduar, por që sipas tij mund të kishte ndodhur shumë lehtë.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndalë thirrjet për dhunë para se të ketë humbje jetësh.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jetësh”, tha ai.