Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur sot pyetjeve nga BBC për situatën në veri.
Ai tha se në ndërtesat komunale në veri duhet të jenë kryetarët dhe jo dikush tjetër, shkruan lajmi.net.
Kurti madje tha se Kosova mund të reduktojë numrin e policëve specialë në veri, vetëm kur personat që lënduan KFOR-in, policinë e gazetarët ose të shkojnë në Serbi, ose në burg.
“Ato ndërtesa janë asete të Kosovës. Nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty? Aty ka pasur persona të institucioneve paralele. Ne duam republikë demokratike. Ne mund t’i reduktojmë forcat policore, por ata që lënduan, Policinë, KFOR-in dhe gazetarët, ose duhet të kthehen në Serbi, ose të shkojnë në burg”, tha Kurti.