Kurti reagon për lirimin e policëve: Kërkon përgjegjësi nga Serbia

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës.

Lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar.

‘’Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi’’, ka shkruar Kurti.

Theksojmë se Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.