Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Armend Mehaj.
Këtë, Kurti e ka bërë me anë të një postimi në Facebook teksa ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë familjare.
I pari i qeverisë gjithashtu ka konfirmuar se në pozitën e Mehajt e ka caktuar Ejup Maqedoncin.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.
Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.
Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.