Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nderoi kujtimin e Nënës Pashke Krasniqi Markaj dhe bëri homazhe te varri i saj.
Ai ishte i shoqëruar nga studiuesja Nora Visoka Wellner dhe shkrimtarin Ag Apolloni, ku më pas vizituan edhe familjen Markaj.
Në 20-vjetorin e sakrifikimit të Nënë Pashkës, Kurti tha se krimet e Serbisë s’mund të harrohen e as të falen lehtë.
Kujtojmë se Nënën Pashka, ditën e 27 majit 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe zhdukur me forcë nga Serbia.
Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.