Kurti ia kthen Edi Ramës, refuzon takimin me të në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vijë në Prishtinë këtë javë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u shpreh i gatshëm ta takojë, duke pranuar se raporti ndërmjet dy vendeve “po lëngon”.

Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se është në kontakt me Ramën, por se s’mund ta takojë atë jashtë kuadrit të mbledhjes së dy qeverive, e cila, siç tha ai, “u anulua paarsyeshëm” në qershor.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të tourit ballkanik. Është thënë që ky tour ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua paarsyeshëm ndonëse ishte paraparë muaj më parë”, tha Kurti.

Rama ka paralajmëruar vizita në të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat dhe presidentët pët t’i informuar për përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit. Shefi i Qeverisë së Kosovës shprehu habinë se si ai do ta nisë “kaq herët” këtë ‘tour’ ballkanik.