Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar ashpër për sulmet kundër KFOR-it në veri të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në Tëitter ka thënë se SHBA-të dënojnë këto sulme, duke bërë thirrje urgjente kështu që palët të ulen dhe të de-eskalojnë tensionet.
Blinken ka bërë thirrje gjithashtu që Kosova dhe Serbia t’i përkushtohen bisedimeve.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme kundër (KFOR) dhe u kërkon të dyja palëve të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet dhe të angazhohen sërish për bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga BE”, shkroi ai.
Kjo deklarata e Blinken vjen vetëm pak orë pas deklarimit skandaloz të kryeministrit Kurti, i cili në një intervistë për mediat e huaja, tha se reagimi i sekretarit amerikan të shtetit për ndodhitë në Kosovë ishte “i gabuar dhe naiv”.