Një rast i rëndë i rrahjes ka ndodhur dje në Vushtrri.
Atje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar, shkruan Portali Mërgata.
Ky i fundit, ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Portali Mërgata/