Krasniqi: Qeveria Kurti na ktheu në ish-Jugosllavi

Krasniqi, mes shumë çështjesh në fillim të intervistës përkatëse, foli për atë më aktualen, librat. 

Sipas tij, vendimi i kësaj qeveria për t’u kaluar kompetencat prindërve na ka kthyer në ish-Jugosllavi. 

Kjo pasi, siç shton i pari i demokratëve kosovarë, radhë të gjata të kësaj natyre, kishte vetëm atëherë. 

“Kjo qeveri na ktheu në ish-Jugosllavi. Na kujtohen ato kohë, kur prisnim për gjëra elementare. Tash po krijohen radhë për libra. Krejt kjo si shkak i një keqmenaxhimi”, shtoi ndër tjerash ai për lajmi.net.