Krasniqi pas arrestimeve: Duhet zgjedhje, sa më parë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për arrestimet e sotme në MINT ku dyshohet për keqpërdorime masive, e gjithashtu edhe për vënien nën pranga të “dostit” të kryeministrit Kurti, Ridvan Muharremi.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë qeverisja e Kurtit e cila sipas tij karakterizohet me skandale, afera e korrupsion, duhet të marrë fund sa më parë, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar zgjedhje të reja sa më parë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë.

ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!.