Profesori universitar Milazim Krasniqi ka një kërkesë për ata që kërcënojnë nëpër rrjete sociale e jetojnë nëpër vendet e BE-së.
Ai ka bërë me dije se ata duhet ta dinë se, përveç dënimeve nga gjykatat e Kosovës, mund të dënohen edhe në vende ku jetojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në raste ekstreme ata edhe mund dëbohen nga ato vende.
“Këta tipat që nga shtete të Bashkimit Evropian na kërcënojnë në rrjete sociale, duhet të dinë se ashtu mund të rrezikojnë jo vetëm të dënohen në gjykatat tona, po mund të dënohen edhe atje. Mund edhe të dëbohen, në versionin më ekstrem. Këta duhet ta kuptojnë se çdo gjë që shkruhet, regjistrohet dhe mund t’i gjendet autori. Fjala vjen, përvoja në SHBA është kështu: kompania Beëare mbledh shënime, që nga banimi e tutje, i vlerëson me algortime dhe jep vlerësimin në aspektin e sigurisë, për personat e shënjestruar. Ka pasur raste edhe të arrestimeve parandaluese. Një rast arresimi parandalues ka pasur edhe në Shqipëri, para pak kohësh”, ka shkruar Krasniqi, duke kërkuar që të kenë kujdes.
“Pra, mblidhni mend teveqela, se mandej detyroheni të qani si ai tipi pardje në gjykatë. Unë jam thellësisht i bindur se po aq frikacakë dhe të mjerë janë të gjithë ata që fyejnë e kërcënojnë njerëzit, duke kujtuar se nuk mund të zbulohen. Mbajeni mend, zbuloheni! (Në foto: personi që kishte kërcënuar ish kryeministrin Avdullah Hoti.)”, ka shkruar Hoti.