Krasniqi: Kurti e ka fajin për migrimin e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë javë ishte i ftuari i radhës në intervistë. 

Ai ka folur për shumë tema politike dhe të tjera në vend, shkruan lajmi.net. 

Krasniqi ikjen e të rinjëve nga vendi e sheh si shqetësuese, ndërsa mos intervenimin e Qeverisë në këtë drejtim ai e sheh si të gabuar. 

Madje ai fajin kryesor ia mvesh vet kryeministrit Albin Kurti i cili sipas Krasniqit nuk po ndërmerr diçka konkrete me qëllim ndaljen e migrimit të të rinjëve në drejtim të perëndimit.