“Kot e kanë” – Edhe Hoti i LDK-së thotë se Kurti nuk po sillet si njeri normal

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë për Albin Kurtin se një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje (e premte), kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë. 

Kryeministri Kurti të premten përmes një video në Facebook mohoi se ka korrupsion e keqpërdorim me rezervat shtetërore, por ka theksuar se qeverisja e tij përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës. 

Për këtë qëndrim të kryeministrit Kurti, Hoti thekson se me këtë vetëm i rrit dyshimet. 

“Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti. 

Sipas tij, duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. 

“Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri. Kot e kanë”, ka shkruar Hoti. 

Postimi i plotë:

Një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë.

Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë.

Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri.

Kot e kanë.