Një intervistë e një kosovareje ka shkaktuar reagime të mëdha në rrjet.
E njëjta, teksa del para ekranit e mbuluar me burkë, pra të gjithë fytyrën e mbuluar, flet për faktin se për të nuk është problem që burri i saj të ketë edhe 3 ose 4 gra të tjera, shkruan Portali Mërgata.
“Është cështje e tyre personale. Përderisa Allahu jau ka leju deri në katër, kryesorja është mos me ba padrejtësi”, thotë ajo.
Kur moderatori shpreh habinë me këtë deklaratë të kësaj vajze, ajo thotë se për këtë çështje as nuk duhet të pyetet.
“Tash unë me të thanë të drejtën nuk osht që vetna”, shton ajo. /PortaliMërgata/
@rti.video ♬ original sound – RTI