Historia e Nazlie Selimajt, një kosovare 34-vjeçare nga Aargau është bërë kryelajm i mediave zvicerane, pasi që e njëjta kishe ndërhyrë shpejtë në një pishinë në kantonin St.Galle, pasi që kishte parë një 4-vjeçar që kishte mbetur pa ndjenja dhe kishte nevojë për ndihmë.
Selimaj jeton në Fislisbach të kantonit, ndërsa kishte shkuar me familje në pishinë në Wil SG, pasi ishte për vizitë te motra që banonte në atë regjion.
Në një prononcim për media, ajo ka deklaruar se ishin tu kaluar kohë të mirë me familje, kur ndodhi rasti.
Rreth orës 17:00, familja e Nazlie Selimajt ishte duke shijuar rrezet e diellit në plazhin e pishinës kur bashkëshorti i saj ka parë një burrë tjetër duke vrapuar në pishinë për të nxjerrë djalin e tij nga uji.
“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar. Vrapova, e kapa djalin nga pas nën sqetulla, e shtriva por nuk po ia gjeja pulsin”, ka thënë Selimaj për gazetën Blick, transmeton Portali Mërgata.
Ajo ka rrëfyer se si duke i masazhuar zemrën, 4-vjeçarit i ishte rikthyer vetëdija.
“Në atë moment, babait të 4-vjeçarit i ra të fikët”, ka rrëfyer Nazlie Selimaj. /PortaliMërgata/