Një kosovar, i lindur në Gjermani ka mbetur që një kohë të gjatë në Kosovë pa familjen e tij, shkaku i problemit me dokumentacion.
I njëjti, që disa vite ka mbetur i pastrehë në Kosovë dhe ka humbur edhe kontaktin me familjen e tij, shkruan Portali Mërgata.
Personi në fjalë quhet Ardian Sopa, i lindur në Bamberg të Gjermanisë.
Familja e tij tani është në Kosovë, teksa njoftimi është bërë në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Përshëndetje, po ju shkruaj per personin ne foto i cili kerkohet nga Familja e ti!
Quhet, Ardian Sopa i lindur me 03/07/1994 ne Bamberg Gjermani i cili qe disa vite jeton ne, Kosovë i vetem per shkak te probleme me Dokumente familja e ti nuk ka mundur ta riatdhesoj ne Gjermani e i cili ka mbetur i pastreh ne Kosove dhe per nje kohe te gjat e kishte humbur edhe kontaktin me familje deri para disa dite ku e pash rasisht ne rrug ne nje fshat afer Prishtinës dhe njoftova, Policin dhe organet kompetente te cilet e trajtuan si rast, mirpo pasi ka marr trajtimin e nevojshem nga QKU-ja ne kordinim me policin eshte liruar prap dhe nuk dihet vendodhja e tij nese veq dikush e ka pare a po e din vendodhjen e tije e lusim te jep informacion pasi familja e tij tashme ka ardhur ne Kosove dhe po e kerkon ta gjej, ju faleminderit per cdo info!
Sanije Sopa Nena e Ardianit Ëhatsapp +49 179 6064136. /PortaliMergata/