Kosovarëve u besohet mirëmbajtja e hekurudhave në Gjermani, kompania e mërgimtarit po e bën dallimin

Është klishe ta përmendesh tanimë faktin se shumë mërgimtarë, që nga Kosova kanë zgjedhur të jetojnë në shtetet e Evropës, kanë korrur suksese të hatashme në veprimtaritë që kanë zgjedhur të punojnë, apo edhe të hapin bizneset e tyre.

Sidoqoftë, e pamundur është të përmendësh veçanërisht disa prej këtyre individëve që kanë lënë e po lënë gjurmë të mëdha në botën e biznesit në shtetet e jashtme, shkruan Portali Mërgata.

Një prej tyre është edhe kompania “LEON Dienstleistungen GmbH” me seli në Berlin të Gjermanisë.

Kjo kompani që merret me Kopshtari dhe peizazhi, shërbim dimëror, vegjetacion dhe punë sigurie në zonën e pistës me sisteme ATËS si dhe ndërtim sistemesh fotovoltaike ka marrë tanimë besimin e klientelës gjermane dhe më gjerë në zonën ku operon.

Me në krye Faton Blakçorin, një biznesmen të suksesshëm nga Kosova, siç edhe shihet në imazhe, kjo firmë ka arritur të kontraktojë punë të rëndësishme që përfshinë rregullimin e hapësirave vegjetative dhe përgjatë hekurudhave në Gjermani.

Për më tepër, kompanisë në fjalë i është dhënë besim edhe për aspektin e sigurisë së hekurudhave gjatë sezonit të dimrit.

Punën dhe përkushtimin e punëtorëve të “Leon” mund ta shohim lehtë përmes imazheve të paraqitura.

Kompania në fjalë rekruton vazhdimisht qindra punëtorë për kryerjen e punëve të kontraktuara. /PortaliMërgata/