Kosova e para në Evropë me përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë shtëpi të veta

Disa statistika të publikuara së fundmi nga “Land Geist”, kanë treguar se në cilat vende të Evropës ka më së shumti qytetarë që kanë në pronësi shtëpi të tyre.

Pra, bëhet fjalë për shtetet ku qytetarët kanë shtëpi në pronësi të tyre, shkruan Portali Mërgata.

Republika e Kosovës në këto statistika është radhitur e para, ku 97.8% e qytetarëve kanë në pronësi shtëpi (vendbanime) të tyre.

E dyta vjen Shqipëria me 96.3%, ndërsa pastaj vijnë Romania, Sllovakia, Hungaria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia etj.

Siç shihet, Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë lënë mbrapa vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor sa i përket pronësisë së shtëpive apo vendbanimeve. /PortaliMërgata/