Kompania e mërgimtarit shpallet si më e suksesshmja në Itali

Kompania më e mirë në pronësi të huaj për performancën menaxheriale dhe financiare.

Kompania LATEL është shpallur kompania më e mirë në pronësi të huaj për performancën menaxheriale dhe besueshmërinë financiare të ruajtur me seli në rajonin e Umbrisë”.

Vlen të theksohet se ky është çmimi i tretë radhazi që i ndahet pronarit Lazim Amziu, si një kompani stabile.

“Me krenari dhe kënaqësi edhe këtë vit, për të tretën herë radhazi, LATEL është renditur si ‘Kompania më e mirë në pronësi të huaj për performancën e menaxhimit dhe besueshmërinë financiare Cerved me selinë e saj në rajonin e Umbria’. Çmimi u nda dje, më 14 maj 2024, në Universitetin Luiss Guido Carli në Romë. Falënderoj të gjithë stafin tim, sepse falë tyre ne i arrijmë këto rezultate të shkëlqyera”, ka shkruar pronari Lazim Amziu.