Kolona të gjata tek Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin mbi 3 orë për të hyrë në Kosovë

Numri i madh i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovës, ka bërë që kolonat në hyrje në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, arrin mbi 1500 metra, ne pritje mbi 210 minuta. Kurse, në dalje pritjet janë nga 05 deri në 10 minuta.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, të orës 14:30, në Merdarë, pritjet për në hyrje janë 80 minuta.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar Muçibabë, pritjet në hyrje janë 30 minuta.

Përndryshe, në vend kalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.